Prokuroria e Përgjithshme ka nisur një verifikim për Kryebashkiakun e Malësise se Madhe, Tonin Marinaj. Kujtojmë se grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka dërguar dy ditë më parë një kërkesë zyrtare Prokurorit të Përgjithshëm për verifikimin sipas ligjit të dekriminalizimit të Kryetarit të Bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj. Marinaj sipas PD akuzohet nga Prokuroria e Antimafias Italiane si drejtues i një organizatë kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës. Në njoftim thuhet se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar që Prokurori i Përgjithshëm të verifikojë sipas ligjit të dekriminalizimit figurën e Kryetarit aktual të Bashkisë së Malësisë së Madhe Tonin Marinaj. Kërkesa është firmosur nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi dhe disa deputetë demokrat.

Nga informacionet që disponohen nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ekziston dyshimi i arsyeshëm se subjekti Tonin Marinaj, me detyrë Kryetar i Bashkisë së Malsisë së Madhe, ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar dhe për t’u zgjedhur në një funksion të lartë publik. Kjo kërkesë bëhet në kushtet kur ekzistojnë të dhëna dhe informacione, që ngrenë dyshimin e arsyshëm, se subjekti Tonin Marinaj, ka kryer veprimtari të paligjshme ku sipas PD në datën 5 qershor 2015, Drejtoria Rajonale Antimafia, e Prokurorisë së Republikës, pranë Gjykatës së Firences, e përfaqësuar nga prokurori Dr. Giulio Monferini ka njoftuar mbylljen e hetimeve paraprake ndaj personave të hetuar, ku rezulton se shtetasi Tonin Marinaj, lindur në Shqipëri, më 05.12.1966, është në rolin e themeluesit, nxitësit dhe drejtuesit të një organizatë kriminale e përbërë prej më shumë se dhjetë anëtarësh, me tipare ndërshtetërore, me baza vepruese në Shqipëri dhe Itali, e angazhuar sistematikisht, profesionalisht dhe në vazhdimësi në eksportimin në territorin italian të sasive të mëdha të mariuanës për t’u shpërndarë me pakicë nga anëtarët e organizatës kriminale. Marinaj sipas PD në këtë hetim të drejtësisë italiane rezulton i dyshuar si kreu i kësaj organizata kriminale. Ndërkohë kryebashkiaku i Malësisë së Madhe Marinaj i mohoi këto akuza si të pavërtëta dhe si një sulm politik i orkestuar nga PD.

Artikulli paraprakDROGA, POLICIA RRETHON DUKAGJININ, 250 FORCA AKSION
Artikulli tjetërARRESTIMI I BEQAJT/ ILIR META: U BË ‘KOKË TURKU’!