Kryeministri Edi Rama do të flasë sot për herë të parë për çështjen e Fatmir Xhafës dhe akuzat e hedhur nga opozita,

pas publikimit të audio përgjimit ku pretendohet se vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj vazhdon aktivitetin e tij të trafikut të drogë.

Në një status në Facebook, kreu i qeverisë lajmeroi dje se përpara grupit parlamentar do të flasë edhe për ecurinë e përpjekjeve për hapjen e negociatave.

Edi Rama: Jemi të gjithë njësoj?JO, s’kemi qenë asnjëherë të gjithë njësoj e s’do jemi kurrë njësoj!

Neser në 11.00 përpara Grupit Parlamentar, qëndrimi im për situatën e krijuar me Ministrin e Brendshëm dhe ecurinë e përpjekjes diplomatike drejt objektivit historik të çeljes së negociatave.

Të martën, kryeministri Rama u takua me presidentin e Frances Emmanuel Macron.

Artikulli paraprakRESHJET NXJERRIN NGA SHTRATI LUMIN ISHËM, 8 SHTËPI NË KRUJË RREZIKOJNË PËRMBYTJEN
Artikulli tjetërSONDAZHI I KE: SHQIPTARËT, MË TË PAKËNAQURIT DHE MË TË PALUMTURIT NË EUROPË, ME JETËN E TYRE