Akuzat e qytetarëve të Shkodrës, të cilët prisnin në radhë të gjata për të blerë tekste shkollore, kanë sjellë edhe reagimin e njërit prej administratorëve të librarive të qytetit.

Abdullah Djepaxhia gjatë debatit që pati me disa prej qytetarëve, hodhi poshtë akuzat duke thënë se furnizimi me tekste është përgjegjësi e shtëpive botuese, ku sipas tij këto të fundit nuk disponojnë sasinë e nevojshme të librave. Prej ditësh, qytetarët e Shkodrës kanë deklaruar se shitja e teksteve shkollore është përgjegjësi e shkollave dhe jo librarive të qytetit që janë kontraktuar nga shtëpitë botuese.

Artikulli paraprak“PËR HERË TË PARË NË BANKAT E SHKOLLËS”
Artikulli tjetërVARSHAVA NDERON FIGURËN E NËNË TEREZËS