Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Rama në takimet e tij me qytetarët në Mirditë, i cili barrën e keqqeverisjes së mandatit të kaluar ia faturoi LSI. Në një postim në fb, Kryemadhi shkruan se kryeministri i pushteteve të përkohshme, shpalli si fitore të madhe largimin nga puna të mbështetësve të LSI-së, me shpresën se do ta frikësojë me shantazhe që zakonisht i përdor me oborrtarët e tij të pushtetit.
Sakaq Kryemadhi ka rezervuar një përgjigje edhe për etiketimin e LSI si “parti e këpucëve”, duke i treguar Ramës se çfarë realisht konsiderohet turp.