Prokuroria e Përgjithshme i kërkon sekretarit të Partisë Demokratike Gazment Bardhi t’i vërë në dispozicion të gjithë dokumentacionin që disponon për shtetasin Marq Babaj alias Mark Babani.

Prej disa ditësh Partia Demokratike ka denoncuar se Mark Babani kryebashkiaku i Vaut të Dejeës preket nga ligji i dekriminalizimit pasi ka qenë i arrestuar jashtë vendit.

Sekretari PD-s Bardhi pranoi se ka marrë një kërkesë nga prokuroria dhe njësia e dekriminalizimti prej të premtes më 13 shtator dhe tha se po përgatit për ta dokumentacionin e plotë dhe përgjigjen.

Artikulli paraprakU AKUZUA SE ËSHTË DËNUAR NË ITALI, REAGON KRYEBASHKIAKU: JANE TRILLIME
Artikulli tjetërBARDHI – BABANIT: NË DATËN 24 JANAR 1996, NË CILIN HOTEL KE BUJTUR?