Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, reagon pas akuzave të ngritura ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kreut të PDK, Kadri Veseli, për krime lufte.
Në një status në ‘Facebook’, Shahini shkruan se UÇK ishte ushtri çlirimtare dhe çdo përpjekje për të cënuar këtë vlerë të Kosovës duhet dënuar nga të gjithë.
“UÇK-ja ishte ushtri ÇLIRIMTARE dhe mishërimi i përpjekjes për liri. Ajo është themeli i Republikës së Kosovës. Çdo përpjekje për të cënuar këtë vlerë të Kosovës duhet dënuar nga të gjithë”, shkruan Shahini.