Për akuzat e Bashës dhe Berishës ndaj disa diplomatëve të huaj ka reaguar ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.

Nga foltorja e Kuvendit, numri një i diplomacisë shqiptarë tha se këto janë deklaratat më të turpshme në 27 vite demokraci. Nuk ka dekalratë më të turpshme në këto 27 vite se ajo që kemi dëgjuar nga Basha dhe Berisha.

Bushati: Në fakt janë deklarata që shprehin qartë panikun që ka një pjesë e politikës shqiptare për një reformë e cila jo vetëm do të permirësojë mënyrën e funksionimit të institucioneve të së drejtës në Shqipëri, shpresojmë që do forcojë kredibilitetin e institucioneve por mbi të gjitha do t’i krijojë mundësi Shqipërisë për të vazhduar rrugëtimin europian dhe për të hapur një kapitull të ri.

Ështe e çuditshme sesi vazhdohet me flet rrufe me shuma të majme 60-70-80 mijë euro që paguhen lobistë, shkrime. Për herë të parë në 27 vite kemi një fushatë të orkestruar ndaj ambasadorit të SHBA, ndaj përfaqëuesve të vendeve mike në Shqipëri. Për herë të parë një politikan shqiptare si Basha guxon jo thjeshtë të krahahsojë situatën me Mqqedoninë por duke thënë se situata në Shqipërisë është 10-15 herë më e keqe se ajo e Maqedonisë.

Artikulli paraprakTEK VLLAZNIA E PRANOJNË, “RREZIKOHET NISJA E FALIMENTIT”
Artikulli tjetërRAMA: PD E KRYETARI NUK DUHET TË KENË FRIKË NGA TRYEZA