Kryeministri, Edi Rama ka reaguar për kritikat dhe akuzat e bëra ndaj draftit të Asociacionit që prezantoi ditën e djeshme për komunat në veri të Kosovës. Nëpërmjet një reagimi të bërë në tëitter, Rama duke u përgjigjur ndaj kritikëve shkruan se këta të fundit kanë frikën se mund të humbasin armikun që u krijon kushtet që të sillen në këtë mënyrë si të jenë në luftë.

“Ata që shajnë e akuzojnë pa e ditur fare çka përmban draft-Statuti i Asociacionit kanë frikë vetëm nga një gjë: Se mos humbasin armikun që u krijon kushtin ekzistencial që të flasin dhe të sillen si në llogore, ndërkohë që lufta ka mbaruar në 1999 dhe armiku është mundur!”- shkruan Rama.

Të enjten, Rama prezantoi drafin-statutin për Asociacionin të komunave në veri të Kosovës duke përmendur si pikë kryesore ribërjen e zgjedhjeve. Deri më tani, nuk është bërë publike asnjë pikë e draftit që siç bëri me dije Rama, do të jetë në tryezën e kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez Emmanuel Macron. Ky propozim i bërë nga Rama është kundërshtuar nga opozita, duke e cilësuar si veprim të njëanshëm që mund të acarojë më shumë situatën. Vetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar gjatë ditës së djeshme se nuk është i nevojshëm një propozim alternativ për Asociacionin. Nga ana tjetër, zyrtarë të Vetëvendosjes në Kosovë e kanë cilësuar si një veprim për të cilin Rama duhet të ishte konsultuar më së pari me Kurtin. Gjithashtu edhe një prej deputetëve të PDK, Hisen Berisha gjatë mbrëmjes së djeshme në lidhje ’skype’ për Report TV tha se për drafte të tilla duhet të ishte diskutuar në mbledhjet e përbashkëta të qeverive. Bashkimi Evropian sot në një reagim zyrtar, e vlerësoi draftin e paraqitur nga Rama duke e cilësuar si tekst të shkruar me seriozitet dhe cilësi të lartë.

Artikulli paraprakRREZIKOI TË MBYTET NË PLAZHIN E TALES NË LEZHË, 18 VJEÇARI TRANSPORTOHET NË SPITAL NË GJENDJE TË RËNDË
Artikulli tjetërVUÇIÇ: KOSOVA TË MOS MBAJË ZGJEDHJE TË REJA NË VERI PA U DHËNË AUTONOMI SERBËVE