4 ish- drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi do të paraqiten para gjykatës sërish sot (17 dhjetor). Seanca do të fillojë në orën 11:00 dhe pritet që palët të njihen mbi ecurinë e çështjes.
Më herët, Gjykata Speciale në Hagë ka publikuar dosjen e plotë në të cilët janë të gjitha akuzat e ngritura 4 ish-drejtuesve. Në aktakuzë theksohet se krimet e kryera nga ish-pjesëtarët e UÇK-së kanë qenë të shumta, sipas tyre të paktën 246 pjesëtarë të UÇK-së janë të përshirë në krime.
Për këtë dokument të akuzuarit kanë shprehur pakënaqësi, sipas së cilëve është version i redaktuar. Ka qenë vetë presidenti Hashim Thaçi, i cili nëpërmjet avokatit të tij, David Hooper ka thënë se janë hequr 2 akuzat kryesore për të cilat është ngritur kjo Gjykatë, ato për trafik të organeve dhe për ‘Shtëpinë e Verdhë’. Ish- presidenti Hashim Thaçi së bashku me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin akuzohen për krime lufte.
Ndaj tyre rëndojnë 10 akuza, për përndjekje, burgosje, ndalim arbitrar, aktet të tjera ç’njerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje si krim kundër njerëzimit, vrasje e paligjshme si krim lufte, zhdukje me forcë e personave, në periudhën mes prill 1998- gushtit 1991.