Pas akuzave të deputetit Paulin Sterkaj nga foltorja e Parlamentit se drejtues të Partisë Demokratike në Malësinë e Madhe janë të implikuar në trafik droge

, kanë reaguar kreu i kësaj partie Anton Kokaj si dhe drejtuesi i grupseksionit të Kastratit Aleksandër Malaj. Kokaj hodhi poshtë akuzat e deputetit Sterkaj duke thënë se strukturat e Partisë Demokratike nuk kanë qenë asnjëherë pjesë e trafiqeve. I akuzuari Aleksandër Malaj sqaroi rastin duke thënë se automjetin që ka ndaluar policia e kishte dhënë me qira. Më parë deputeti Sterkaj deklaroi se në automjetin që u kap me lëndë narkotike në Malësinë e Madhe ndodheshin drejtues të Partisë Demokratike të këtij rrethi.

Artikulli paraprakAGRON ÇELA E VENDOS: ME SHPIRT TEK LSI NË 2017-ën
Artikulli tjetërFUTBOLL FEMRA, VLLAZNIA DËRRMON KINOSTUDION 5-0