Ashtu siç është paralajmëruar edhe më herët, seanca e sotme e Kuvendit pritet të shoqërohet me debate dhe tensionet nga ana e opozitës.

Kuvendi do të mblidhet sot në orën 10:00 nën drejtimin e Zv/kryetares Vasilika Hysi, ndërsa në rend të ditës është parashikuar të bëhet edhe betimi i deputetit më të ri të Republikës së Shqipërisë, Spartak Braho, i cili zëvendësoi Saimri Tahirit, pasi ky i fundit hoqi dorë nga mandati ndërsa ndodhet në ‘arrest shtëpie’.

Kujtojmë se opozita paralajmëroi se seanca e së enjtes nuk do të jetë normale nëse nuk dorëhiqej Xhafaj, ndërsa deputetët do tentojnë të bllokojnë punimet.

Xhafaj në një dalje publike dje për mediat sulmoi opozitën, ndërsa theksoi se audiopërgjimi i publikuar nga PD ku pretendohet se është regjistruar vëllai i tij është manipulim.

Ministri jo vetëm që nuk iu bind kërkesës së vazhdueshme të opozitës për dorëheqje, por theksoi se do të vijonte detyrën dhe se nuk trembej nga shantazhet.

Artikulli paraprakSTATISTIKAT/ ÇDO 5 DITË NDODH NJË VRASJE NË SHQIPËRI, MË PAK ARMË TË REGJISTRUARA NË TË GJITHË RAJONIN
Artikulli tjetërRAMA URON MYSLIMANËT: AGJËRIM TË LEHTË/ JA SI DUKET XHAMIA E SË ET’HEM BEUT PAS RESTAURIMIT