Kryetari i Gjykatës së Rrethit të Shkodrës Arben Zefi ka reaguar ndaj kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë, e cila i kërkoi KLD-së një hetim disiplinor ndaj tij, pasi në shkelje të ligjit, Gjykata nuk ka përcjellë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve shkurtimin e vendimit penal të formës së prerë për dënimin e shtetasit Artan Dragani, aktualisht kancelar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Kreu i gjykatës Arben Zefi i është përgjigjur ministres duke i thënë se vendimi për Artan Draganin është në vitin 2012, ndërsa postin si kryetar i gjykatës e ka marrë në fund të 2014-ës.

Në reagimin e tij, Zefi thotë se ka nxjerrë një urdhër të brendshëm në mënyrë që të gjitha vendimet e këtij lloji të dërgoheshin në zyrën e gjendjes gjyqësore.  Sipas Zefit, Kryetari i gjykatës nuk është në dijeni nëse vendimi për shtetasin Artan Dragani është dërguar apo jo në zyrën e gjendjes gjyqësore duke qenë se e ka nxjerrë urdhrin e brendshme që këto vendime të dërgohen.

Nga ana tjetër mësohet se në atë kohë kancelari quhej Artan Dragani ndërsa tani ka një ndryshim tek mbiemri në Artan Dragoni. Kryetari i gjykatës i ka bërë me dije gjithashtu se rasti në fjalë do të konstatohet për të parë se çfarë ka ndodhur.

Artikulli paraprakHEKURUDHA SHKODËR-DURRËS NË GJENDJE TË MJERUAR
Artikulli tjetërMURIQAN, SEKUESTROHEN 4.5 KG HEROINË