Kryeministri Edi Rama iu përgjigj skeptikëve për uljen e çmimin të energjisë elektrike përmes një video-mesazhi nga zyra e tij. Duke ndjekur komentet e qytetarëve në rrjetet sociale, Rama tha se qeveria shqiptare është e vetmja në Europë që ka ulur çmimin e energjisë, në një kohë kur vendet e tjera, pas agresionit rus mbi Ukrainën rritën çmimet. E para ne nuk e kemi ngritur asnjëherë çmimin e energjisë elektrike, e kemi mbajtur një dekadë rresht çmimin fiks 9.5 lekë, që ishte më i ulët se çmimi që gjetëm kur erdhëm në detyrë, 13. 5 lekësh. E dyta çmimi jo vetëm që nuk është ulur në gjithë botën, por është rritur pas agresionit rus të fillim vitit 2022. Kjo e jona është ulja e vetme në rajon të paktën që nga nisja e luftës në Ukrainë”, tha Rama. Replikë pati edhe mbi akuzat se ulja e çmimit është bërë për qëllime elektorale.

“E treta kush thotë që është ulje elektorale duhet të më gjejë një veprim të kësaj natyre me karakter elektoral, që të të kem bërë për vota kundër logjikës ekonomike financiare të vendit, ose një rast kur një masë pozitive që kemi marrë para një procesi zgjedhor, ta kemi hequr pas fitores së zgjedhjeve?

Nuk ka, mos kërkoni kot se nuk ka ndodhur. Dhe mos harroni dhe një gjë, kur unë nuk i kam bërë këto më parë kur kisha dhe të tjerë në prehër, do t’i bëj në prag të zgjedhjeve që do marrim fitoren e 10-të radhazi që do ketë notën dhjetë për nga thellësia e rezultatit dhe diferenca me kundërshtarët.

E fundit llafet i merr era, për mua rëndësi ka fakti që që nga muaji shkurt mbi 1 milionë konsumatorë familjarë do të paguajnë më pak dhe pensionistët do të një pension minimal plus nga kjo ulje e çmimit”, shtoi kryeministri. Enti Rregullator i Energjisë i dha sot (8 janar) dritën jeshile uljes së çmimit të energjisë me 1 lekë për kilovat, që në një përllogaritje vjetore, sipas qeverisë, kursehen 100 euro në vit për familje. Për konsumatorët familjarë që shpenzojnë deri në 700 kw/h, çmimi do të jetë 8,5 lekë për kilovat për orë pra 1 lekë më pak. Ndërsa për ato familje që konsumojnë më shumë se 700 kilovat, çmimi do të jetë 9,5 lekë për kilovat. Ulja e çmimit të energjisë elektrike është premtuar nga kryeministri Edi Rama gjatë vitit 2024 gjatë takimeve me pensionistët.

Artikulli paraprakBECI TAKIM ME ZV. PRESIDENTIN E FEDERATËS ITALIANE TË VOLEJBOLLIT, ADRIANO BILATO
Artikulli tjetërMBËRRITI SOT NË TIRANË, ZYRTARI I LARTË AMERIKAN TAKIM NË AMBSADËN E SHBA