Një shqiptar i akuzuar për terrorizëm ndërkombëtar dhe përhapje të propagandës xhihadiste, është dënuar sot me dy vite burg nga Gjykata e Apelit në Breshia e cila ka lënë në fuqi vendimin e shkallëve të tjera të Gjyqësorit.

Shtetasi i dënuar është Gafurr Dibrani, 27 vjeç ngta Kosova.
Ai është lindur në Prishtinë në vitin 1992 dhe ishte rezident prej vitesh në komunën e Fiesses në Itali së bashku me familjen.

Dibrani i arrestua me 3 nëntor të 2016 me akuzën e terrorizmit ndërkombëtar dhe e përhapjes së propagandës xhihadiste, shkruajnë mediat italiane.
Kosovari vazhdon të qëndrojë ende në burgun e Rebibbias, ku po mbahet që prej ekstradimit nga Kosova dy javë më parë.

27-vjeçari u dëbua nga Italia vetëm 15 ditë pas arrestimit pasi gjykata e Brescias në Itali kishte lëshuar urdhrin për lirimin e tij për mungesë të provave.

Artikulli paraprakMARK BABANI KONFIRMOHET SI KRYEBASHKIAK I VAUT TË DEJËS
Artikulli tjetërURSULA VON DER LEYEN ZGJIDHET PRESIDENTE E KOMISIONIT EUROPIAN