Prej dy ditësh, këngëtari i njohur Mentor Haziri është në qendër të mediave rozë, pasi deklaroi se kënga e tij nuk është pranuar të jetë pjesë e Festivalit të Këngës në Radio Televizonin Shqiptar. Madje, ai u shpreh se këngëtarët nga Kosova nuk i mbështesin, duke e konsideruar këtë një turp të jurisë së RTSH.

Pavarësisht kësaj, sot Mentori ka publikuar me videoklip këngën të cilën nuk ia pranuan në Festival, e cila titullohet “Qëndro”.

“Kjo është kënga që nuk u pranua në festivalin e RTSh-së, vlerësojeni vet. ‘Link’-u në storie dhe biografi”, ka shkruar ai.

Teksti dhe muzika është realizuar nga vetë këngëtari, kurse për orkestrimin është kujdesur Dave MÇune. Masterizimi i është besuar Pete Maher i cili ka punuar për U2, The Killers, Katy Perry, Rolling Stones etj.

Artikulli paraprakU PËRFOL SE KA MARRË OFERTA DERI NË 20 MIJË EURO NË MUAJ NGA MEDIAT, REAGON LUANA
Artikulli tjetërDALIN PAMJE TË REJA NGA FESTIVALI ASTROWORLD, TRAVIS SCOTT NDALOI PERFORMANCËN PËR TË NDIHMUAR FANSAT