Drejtori sportiv i Lazio-s, Igli Tare është dënuar me 5 mijë euro nga Federata Italiane e Futbollit për kontestimet ndaj punës së gjyqtarëve përgjegjës për monitorimin e VAR në ndeshjen SPAL- Lazio.

Ish- futbollisti i kombëtares shqiptare të futbollit shprehu pakënaqësi deri në akuza ndaj penalltisë së akorduar ndeshjen 3 prillit, e cila i kushtoi një humbje të rëndë Lazio-s në minutën e 89-të në transfertën e Ferrarës.

Në minutën e 89-të kryesori i ndeshjes pas një kontakti në zonë dha faull në favor të Lazio-s duke ndëshkuar madje me karton të verdhë lojtarin e SPAL por pas monitorimit me VAR vendosi për penallti e cila u shënua nga Andrea Petagna. Lazio mbetet 3 pikë mbrapa zonës së Europës.

Artikulli paraprakNIS SHTRIMI I RRUGËS SË TOROVICËS, RAMA LULE ‘POLITIKE’ BANORIT, ZBULON SE PËR KË KA VOTUAR
Artikulli tjetërTË DIELËN QENDRAT SHËNDETËSORE HAPUR NË GJITHË VENDIN