Viktor da Silva ka dyshime për zëvendësimet që i bëhen nga trajneri, menjëherë sapo ai pëson një dëmtim. Ai e pranon se ishte shumë i nervozuar në momentin e ndërrimit kundër Tiranës, por sipas tij nuk është rastësi.

“Diçka nuk funksionon – thotë ai ekskluzivisht për “Panorama Sport” – E njëjta gjë më ndodhi edhe kundër Partizanit, më nxorën pa më pyetur…”

Da Silva, pse ishit aq i nervozuar në momentin e ndërrimit?

Sepse ndihesha mirë dhe dy gërvishtje në faqe nuk më pengonin të luaja. Për këtë arsye u zemërova shumë, sepse nuk doja që të dilja nga fusha.

Atëherë, sipas jush, trajneri u nxitua apo ka diçka që nuk shkon mes ju të dyve?

Nuk di të them me saktësi nëse ai u nxitua apo nëse ka diçka tjetër që nuk shkon… Mendoj se nuk është e mundur që të përsëritet dy herë e njëjta gjë… Të gabosh një herë është normale, por të gabosh dy herë, atëherë mendoj se diçka nuk funksionon. Unë e kam një ide në kokë për këtë që po ndodh, por më mirë pyesni trajnerin sepse mund t’ua sqarojë më mirë situatën.

Artikulli paraprakERDOGAN KTHEHET PAS NË KOHË: SAPO MORËN LAJMIN E HIDHUR PËR TËRMETIN, MENJËHERË U VUMË NË LËVIZJE PËR TË NDARË DHIMBJEN, JU ERDHËM NË NDIHMË!
Artikulli tjetër“GRATË SHQIPTARE PRITET TË JETOJNË MË SHUMË SE BURRAT”