Një kryefamiljar nga Vora, ka denoncuar në polici nusen e djalit, duke e akuzuar si hajdute.

Gjatë ditës së djeshme është paraqitur në polici 55-vjeçari nga Bërxulla Rr.D., i cili ka thënë para uniformave blu se nusja e të birit i ka marrë lekët, të cilat i mbante të fshehura në dhomën e gjumit.

Vjehrri i së resë, tha se në shtëpinë e tyre nuk kishin hyrë persona të tjerë dhe për shkak të sjelljeve të dyshimta akuzon 21-vjeçaren E.D.

55-vjeçari ka deklaruar para uniformave blu se, paratë i mbante të fshehura në dhomën e gjumit për raste emergjence, por se ato ishin zhdukur në mënyrë të beftë, teksa në shtëpi ndodhej vetëm nusja.

Aktualisht po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërsa pas denoncimit të tij, ndaj së resë u referuan materialet në Prokurorinë e Tiranës, njoftoi Policia.

Artikulli paraprakINFARKT NË KALÇETO,VDES I RIU
Artikulli tjetërKONFLIKT NE VAUN E DEJES,POLICIA NDERHYN NE KOHE