LOJTARI NË FACEBBOK, FALENDERON TIFOZËT E VLLAZNISË.Është prezantuar zyrtarisht si blerja më e re e klubit Arab, El Hajer, lojtari i Vllaznisë, Arsid Kruja. Vetë lojtari shkodranë, ka postuar foton, me përfaqësues të klubit dhe menaxherët e tij, pasi kanë nënshkruar kontratën.
Kruja nuk ka preferuar të bëjë asnjë deklaratë për media pa firmosur kontratën. Më pasi po në rrjetin social Facebook, ai ka postuar dhe një falenderim për të gjithë tifozët ku shkruan.
Pershendetje te gjitheve sic dihet tashme jam nje lojtare i Al Hajer, Ne kete shkrim doja te falenderoja te gjithe tifozet e Vllaznise per mbeshtetjen qe me kan dhen kto vite mua po ashtu edhe ekipit te Vllaznise sidomos vitin e kaluar kur ishim ne momente shum te veshtira. Mua nuk me mbetet gje tjeter vec t’ju uroj suksese, edhe pse do jem larg me zemer do jem tek Vllaznia. Kjo ka qenë në një farë mënyre, vetë deklarata e Krujës, ku tashmë ai do të luajë në Arabinë Saudite. Madje Kruja ka postuar për të gjithë dhe një foto ku është duke zhvilluar stërvitjen e parë me ekipin.
Arsid Kruja është shitur nga Vllaznia për 70 mijë dollarë, ndërkohë që evtë lojtari do të përfitojë mbi 300 mijë dollarë nga kontratat që ka nënshkruar me këtë ekip. Ndonëse të gjithë priten apo besuan se Kruja mund të luante në europë, tashmë ai do të jetë pjesë e ligës profesioniste në Arabinë Saudite.