PRESIDENTI HOLLANDE, THIRRJE QYTETARËVE QË TË KENË KUJDES.Al Kaeda kërcënon Francën me më shumë atentate terroriste, pas dy sulmeve në Charlie Hedbo dhe në supermarketin hebre ku mbetën të vrarë 17 persona.
Paralajmërimi vjen nga Presidenti Francois Hollande i cili pranoi se “kërcënimet s’kanë mbaruar” dhe policia është në ndjekje të një gruaje e cila dyshohet se mund të jetë një celulë më e madhe e cila po planifikon të tjera atentate të tilla të tmerrshme, shkruan skyneës.com
Një zyrtar shaira nga Al Kaeda në Gadishullin arabik, (AQAP), Harith al Nadhari, thotë në një video “ Është më mirë për ju të ndaloni agresionin kundër myslimanëve dhe ndoshta ju mund të jetoni të qetë”
SHBA gjithashtu ka paralajmëruar amerikanët të kenë kujdes “nga sulmet terroriste dhe dhuna” në të gjithë botën, pas këtyre sulmeve në Paris.
Atentatori i cili u vra nga policia në supermarket në Paris kishte treguar si ishte koordinuar me atentatorët e Charli Hedbo, dhe se ishte anëtar i një grupi të Shtetit Islamik. Për kryeministrin francez, 17 viktimat e tre ditëve të terrorit ishin një dështim i pastër i inteligjencës franceze. “nëse 17 vetë vriten, kjo do të thotë se janë bërë gabime,” tha ai dje.
Presidenti Hollande mblodhi sot Këshillin e Sigurisë, për herë të pestë, nga e mërkura kur ndodhi sulmi i parë.
Ministri i Brendshëm, Bernard Cazeneuve pas mbledhjes deklaroi për gazetarët se gjatë takimin u përditësuam me të dhënat mbi hetimet dhe se qeveria duhet të mbajë nivelin më të lartë të vigjilencës
“Franca është e ekspozuar ndaj rreziqeve. Është me rëndësi që siguria të forcohet. Kemi rritur masat e sigurisë në institucione dhe vendet e adhurimit fetar. Janë marrë të gjitha masat për të siguruar se marshimin e së dielës, i cili do të mbahet në kushtet më të larta të sigurisë. ”