Policia e Kosovës ka marrë një alarm për bombë në Këshillin Gjyqësor të Kosovës.
Alarmi ka ardhur nga një telefonatë kërcënuese, që ka marrë roja i sigurimit në KGJK. Dyshimet për bombë kanë bërë që të gjithë anëtarët e këtij këshilli të braktisin menjëherë objektin.
Ndërkohë, mediat kosovare raportojnë, se policia ka rrethuar rrugën “Luan Haradinaj” dhe se janë ende në pritje të një konfirmimi nëse ky alarm ishte apo jo i vërtetë.