Rekordi i vlerash te larta te temperatures ka prekur shume kryeqytete evropiane që po luftojnë me valët e të nxehtit.

Në Bruksel, një qytet i njohur për shirat e tij të pafundme, termometri shënoi 39.9 gradë Celsius, për herë të parë që nga viti 1833.

Sipas Institutit Belge të Meteorologjisë, shkaku kryesor i valëve të nxehtësisë është ndryshimi i klimës.

“Ne kemi patur një periudhë shumë të thatë për rreth dy vjet – shpjegon meteorologu Alex de Walque – Burimet e ujit të tokës nuk po ushqehen nga rreshjet normale dhe konstante, te afta të jenë ushqim për terrenin “.

87 ditët me shi midis janarit dhe qershorit, jane shumë më pak se 99.5 dite me reshje të regjistruar mesatarisht. Sipas ekspertëve, bujqësia eshte veçanërisht e prekur.

Artikulli paraprakRREZIKOHET SHTYRJA E KAMPIONATIT
Artikulli tjetërKJO ËSHTË PESHA IDEALE SIPAS GJATËSISË TUAJ