Alarm i rremë për bombë në Gjermani pas sulmit terrorist
Një alarm i rremë për bombë krijoi panik në Këln të Gjermanisë. Pas një telefonate anonime, policia evakuoi stacionin e trenit në Këln. Alarmi i rremë vjen një ditë pasi Gjermania u përball me një sulm terrorist ku një kamion përplasi turmën e qytetarëve në një treg Krishtlindjesh duke lënë 12 të vdekur dhe shumë të plagosur.