Alarm në Florida, 980 mln litra lëng radioaktiv në burimin e ujit të pijshëm
Një gropë e madhe është hapur në një fushë pranë një fabrike plehrash në SHBA dhe kjo ka shkaktuar rrjedhjen e 980 milionë litrave lëng radioaktiv në një burim të ujit të pijshëm në Florida. Gropa ka një diametër prej 14 metrash u hap poshtë një impianti lëndësh kimike mes tyre dhe lëndë radioktaive që rridhnin nga prodhimi i fosfatit. Kjo gropë arrin në një prej burimeve më të mëdha të nëndheshme të ujit të pijshëm në Florida. Kompania përgjegjëse “Mosaic”, prodhuesja më e madhe e fosfatit në botë u përpoq të qetësonte opinionin publik me pretendimin se uji i kontaminuar nuk do të mbërrijë në shtëpinë e banorëve pasi lëviz shumë ngadalë, ndërsa situata tashmë po monitorohet e është vënë nën kontroll.