Alarm në Golem,incident me telin e tensionit të lartë
Teli i tensionit të lartë është këputur dhe ka rënë në tokë. Teli ka rënë pranë një karburanti, por që fatmirësisht nuk ka sjellë dëme. Si pasojë e rënies së telit të tensionit të lartë, kanë marrë flakë disa shkurre ku siç shikohet edhe nga pamjet, janë shumë pranë apartamenteve të pushimit. Zjarri ka shkaktuar panik jo vetëm tek punonjësit e karburantit, por edhe tek pushuesit. Shërbimi zjarrfikës ka njoftuar OSHEE-në, që ka ndërprerë menjëherë energjinë elektrike dhe po punon për rregullimin e situatës. Nga zjarri fatmirësisht nuk ka patur të lënduar. OSHEE-ja ka bërë të ditur se energjia elektrike pritet të rikthehet brenda 20 minutash.