Alarm në Paris, autori tenton të sulmojnë policinë, qëllohet me armë
Franca është alarmuar sërish nga frika e sulmeve terroriste, teksa të shtëna me armë zjarri janë raportuar jashtë katedrales Notre Dame në Paris. Policia franceze ka qëlluar me armë një person, pasi ky i fundit tentoi të qëllonte me çekiç një oficer policie. Autoritetet franceze kanë rrethuar të gjithë zonën përreth dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve që të largohen. BBC raporton se sulmuesi ka mbetur i plagosur dhe nuk ka informacion për gjendjen e tij. Franca është në gjendje alarmi pas sulmeve terroriste që goditën Parisin para më shumë se dy vitesh duke lënë të vdekur 130 persona.