Një sëmundje nga koha viktoriane po përhapet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, duke bërë që ekspertët e shëndetit të ngrenë alarmin. Numrat e rasteve me sëmundjen e njohur si “ethet e kuqe” kanë qenë më të larta se normalja për këtë periudhë të vitit, teksa të prekurit janë fëmijët.
Virusi prek të gjithë fëmijët, por kryesisht të miturit nën moshën 10 vjeç, raporton Mirror. Numri i rasteve ka qenë më i lartë se sa kanë qenë gjatë dy viteve të fundit dhe ndoshta mund të jetë për shkak të tërheqjes së kufizimeve për të trajtuar Covid-in. Sipas qeverisë, përhapja mund të jetë “rezultat i mundshëm i tërheqjes së masave të zbatuara gjatë pandemisë së koronavirusit për të reduktuar transmetimin”. Me simptoma jo të ndryshme me ato të gripit, pacientët mund përjetojnë skuqje të trupit, dhimbje fyti, temperaturë të lartë dhe gjëndra të fryra në qafë.
Një nga shenjat paralajmëruese është dhe “gjuha e luleshtrydhes” e cila është një gjendje ku gjuha mbulohet nga shtresë e bardhë që i lë vendin një sipërfaqeje të kuqe dhe të ashpër.