Të prekësh për herë të parë magjinë që të jep skena është e vështirë, e për ata që kanë fatin ta përjetojnë gjë të tillë është e pamundur për t’u harruar.
Këtë mundësi disa studentëve nga fakultete të ndryshme të “Luigj Gurakuqit” u’a dhanë aktorja dhe regjisorja Merita Smaja dhe pedadgou Gëzim Puka të cilët me mbështetjen e universitetit dhe bashkisë, vunë në skenë dramën “Rinoceronti” të autorit Eugene Ionesko. Përmes ironisë dhe humorit, sarkazmës dhe seriozitetit, britmës dhe qetësisë, ata u munduan të na hapin sytë duke na dhënë mesazhe që godasin veset dhe të metat e shoqërisë, që në kohët që po jetojmë janë jo të pakta.
Puna dhe mundi dy mujor i provave me orë të gjata, finalizohen më këtë shfaqje dhe kjo për realizuesit është një kënaqësi e madhe. Aktorët studentë, ende nën “lëkurën” e personazheve që interpretuan në skenë, shprehin emocionet dhe falenderojnë Sajën e Pukën që mes shumë të tjerëve bënë që të ishin prikërisht ata.
Kjo është pjesa e dytë që universiteti “Luigj Gurakuqi” vë në skenë, pas komedisë “Bretkosat” e Aristofanit shfaqur dy vitë më parë. Orgazniatorët premtojnë ta vazhdojnë këtë nismë, pasi aktivizimi i të rinjve në jetën artyistike të Shkodrës lë ende për të dëshiruar.