Sot rreth orës 09:30 në SPB Shkup është raportuar se në adresën elektronike të shtatë shkollave të mesme në Shkup është dërguar kërcënim me eksploziv.
Menjëherë pas marrjes së denoncimit, nga punonjësit e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të shkollave dhe po vijojnë kontrollet antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rasteve.
Gjithashtu raportohet se në adresë elektronike është dërguar kërcënim për mjet shpërthyes të vendosur në qendrat tregtare “East Gate”, “Biser”, “Transport Center”, “Flatron” dhe “Qendër”.
Nga MPB thonë se menjëherë janë marrë masat e nevojshme për evakuimin e sigurt të objekteve dhe po kryhen kontrolle antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.