Uashingtoni është vënë në alarm mbrëmjen e së shtunës pasi një person i dyshuar se kishte një bombë i është afruar shumë Shtëpisë së Bardhë
. Ai është arrestuar pasi ndaloi bashkë me makinën e tij në një pikë kontrolli në Shtëpinë e Bardhë të shtunën në mbrëmje, ka thënë Shërbimi Sekret amerikan. Siguria në Shtëpinë e Bardhë u përforcua, pothuajse, menjëherë dhe “CNN” konfirmoi se shoferi mbante një bombë. Personi në fjalë është kapur nga policia dhe po mbahet nën kontroll. Paraprakisht bëhet me dije se shumë rrugë përreth Shtëpisë së Bardhë janë mbyllur.