Një grup ish të përndjekurish politik të dënuar në burgjet e komunizmit në Shqipëri pak ditë më parë takuan Papa Françeskun gjatë audiencës së përgjithshme në Vatikan. Kreu i ish të përndjekurve politik Besim Ndregjoni thotë se kërkesa e politikanëve shqiptar për përjetësimin e figurës së diktatorit Enver Hoxha është këmbanë alarmi.

Takimi i ish të përndjekurve politik me Papa Françeskun është historik shprehet Ndregjoni në një kohë kur Shqipëria nuk është shëruar ende nga plagët e komunizmit.
Ish të përndjekurit kërkojnë edhe dëmshpërblimet ende të padhëna për vitet e burgut në regjimin komunist.

Ish të përndjekurit që i mbijetuan burgjeve komuniste u shoqëruan në këtë takim me Papa Françeskun nga Arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra. Ish të përndjekurit i dhuruan Atit të Shenjtë letrën e Padër Meshkallës i cili i shkruante kryeministrit të asaj kohe Mehmet Shehu se po e ktheni Shqipërinë në vend ateist në rang botëror në kohën kur nisi shembja e kishave dhe xhamive dhe në Shqipëri u ndalua besimi fetar si dhe i treguan për vuajtjet e torturat që pësuan shqiptarët në diktaturë.

 

Artikulli paraprakGJYKATA E SHKODRËS I JEP DRITËN JESHILE EKSTRADIMIT TË RUSIT IGOR KOKUNOV
Artikulli tjetërUSTABEQIRI: POLICIA TË LIROJË PARKIMET E INVALIDËVE