Duke marrë shkas nga statistikat e frikshme të INSTAT, mbi plakjen e popullsisë në Shqipëri, Star Plus u interesuar pranë materrnitetit të Shkodrës në lidhje me numrin e lindjeve.

Shifrat që raportohen nga materniteti i Shkodres janë alarmante. Në katër vjeçarin e fundit ka një rënie me rreth 100 lindje më pak çdo vit.

Duket se familjes së madhe tradicionale shkodrane me shumë fëmijë, po i zë vendin një trend i ri ku, çiftet e reja nuk lindin më shumë se një apo maksimumi dy fëmijë.

Me një eksperiencë 12 vjeçare si mami dhe prej dy vitesh si kryeinfermiere në spitalin rajonal të Shkodrës Florin Hoxha thotë se vihet re një rënie e ndjeshme e numrit të lindjeve.

Sipas kryeinfermires Hoxha shkaqet, që ndikojnë uljen në numrin e lindjeve planifikimi familjar dhe emigrimi.

Nëse numri i lindjeve vazhdon me të njëjtën rënie gjatë viteve në vijim Shkodra rrezikon të përjetojë një plakje të frikshme të popullsisë.

 

Artikulli paraprakÇFARË NDODH ME FACEBOOK-UN TUAJ PASI VDISNI
Artikulli tjetërLEZHË, PROMOVOHET LIBRI “TINGUJT E ZEMRES SIME”