Ne me pak se 3 jave, ne Shkoder 4 automjete kane marre flake teksa ishin ne levizje .
Keto raste jane padyshim nje kembane alarmi per sigurine e mjeteve me te cilat ne levizim. Duke u perpjekur te hedhim drite mbi shkaqet se si ndodhin aksidente te tilla qe pervec shkaterrimit te mjetit mund te kene pasoja fatale ne jete njerezish , duket se shkaqet jane te shumta dhe ajo qe ehste me e frikshmja eshte se ne vete jemi te pandergjegjshem. Ekspertet e transportit thone se nje gje e tille nuk lidhet me vitin e prodhimit te automjetit por me gjendjen teknike te saj.
Kushtet e kontrollit teknik të mjeteve përcaktojnë kërkesat që duhet të plotësojnë mjetet e transportit rrugor përpara se të lejohen për qarkullim, me qëllim të rritet siguria e tyre në rrugë dhe të ulet ndotja e mjedisit. Por kolaudimi i mjetit shihet me shume si nje detyrim vjetor , sesa nje kontroll rutine i cili parandalon aksidente te tilla.
Situata po kaq e zymte shihet edhe tek kompanite e siguracioneve te automjeteve , te cilet marrin si konfirmim sigurie kolaudimin dhe nuk kane eksperte te vetet duke marre persiper barren e siguracionit te nje mjeti pa e kontrolluar me ekspertet qe duhet ti kete vete kompania sic operohet ne vendet e tjera te europes. E ndersa trumbetohet politika per nje trafik më i pastër dhe më i sigurtë, një numër më i vogël aksidentesh i shkaktuar nga të metat teknike duket se situata ne terren nuk eshte kaq roze.