Alarmi i Britanisë së Madhe: Shqiptarët janë emigrantët më të shumtë ilegalë
Emigrantët shqiptarë që kërkojnë të shkojnë në Britani të Madhe për të jetuar janë të shumtë. Nga të dhënat e Ministrisë së Brendshme të Britanisë rezulton se shqiptarët përbëjnë numrin më të madh të emigrantëve të paligjshëm që tentojnë të hyjnë në Angli. Në bazë të shifrave, nga viti 2008-2016 janë kapur 981 emigrantë shqiptarë të paligjshëm. “Shqipëria nuk është pjesë e Bashkimit Europian por kufizohet me Greqinë, vend në BE. Mafia shqiptare është e njohur për policinë britanike, si trafikantë dhe kontrabandistë të pamëshirmshëm”, shkruan ‘The Guardian’. Shumica e emigrantëve të paligjshëm që tentojnë të hyjnë në Britani të Madhe kapen në Calais dhe në portet e tjera evropiane përpara se të hipin në traget për në shtetin ishullor. Pas emigrantëve ilegalë shqiptare, për nga fluksi renditen afganët, prej të cilëve janë kapur 425 persona; algjerianët (424), iranianët ( 348), palestinezët (129) dhe vietnamezët (124).