Qindra mjekë të përgjithshëm dhe specialistë janë larguar tre vitet e fundit nga Shqipëria, drejt Gjermanisë duke sjellë mungesa të theksuara në spitalet Shqiptare.

Ndërkohë edhe nga Spitali i Shkodrës vijnë të dhëna shqetësuese.

Sipas Kreut të Sindikatës së Shëndetësisë Shkodër Paolo Kaceri dy vitet e fundit janë larguar drejt Gjermanisë 8 mjekë të spitalit të Shkodrës cka ka krijuar një boshllek të madh në sistemin shëndetësor.

Për kreun e sindikatës së shëndetësisë kryeministri Edi Rama i tradhëtoi mjekët duke i premtuar në muajin Korrik rritje page dhe në fakt ky premtim mbeti vetëm në letër.

Për Kacerin sistemi i shëndetësisë në vend ka dështuar bashkë me reformën në shëndetësi.

Sipas Kacerit edhe mjekë të tjerë specialistë apo të përgjithshëm të spitalit të Shkodrës kanë shfaqur dëshirën për tu larguar drejt Gjermanisë apo vendeve të tjera të Europës

 

Artikulli paraprakKLERI MESAZHE TË FORTA KUNDËR VRASJEVE
Artikulli tjetërGJAKMARRJA, 6 FËMIJË NË SHKODËR PA SHKOLLË