Policia sqaron të vërtetën e pilulës jeshile, çamçakizi që dyshohej se përgjum fëmijët që u gjet në një shkollë 9- vjeçare në Tiranë. Rasti ngjalli reagimin dhe shqetësimin e stafit pedagogjik por dhe të mbarë opinionit pas përhapjes së lajmit në rrjetet sociale 2 ditë më parë. Policia ngriti grupin e punës e nisi verifikimet. Sot mësohet se pilula ngjyrë jeshile është gjetur në një shkollë në Yzberisht dhe pas analizave përkatëse në sektorin e toksikologjisë pranë ISHP rezulton se nuk ka prani të ndonjë lënde psikotrope, por në përbërje ka vitaminën E.

“Në vijim të njoftimit të dhënë ditën e premte, më datë 25.10.2024, për një substancë në formë tableti, në ngjyrë jeshile, që dyshohet se përgjum fëmijët, ju njoftojmë se:

Në vijim të kontrolleve të ushtuara, në një shkollë në Yzberisht është sekuestruar një tabletë në ngjyrë jeshile dhe nga analizat përkatëse në sektorin e toksikologjisë pranë ISHP, është arritur në përfundimin që nuk ka prani të ndonjë lënde psikotrope dhe rezulton të ketë në përbërje vitaminë E, informoi sot policia. Pavarësisht këtij rezultati të nxjerrë, strukturat e Policisë do të vazhdojnë kontrollin dhe monitorimin në të gjitha shkollat” thuhet në njoftimin për shtyp të policisë.

Rasti u denoncua nga një mësueseje e kësaj shkolle e cila sinjalizoi prindërit e fëmijëve për “substancën” që nuk dihet nëse ka përmbajtje narkotiku apo përbërës psikotropë sintetikë.

Artikulli paraprakSOT NDRYSHOI ORA, AKREPAT KTHEHEN 60 MINUTA PAS
Artikulli tjetërSHQIPËRIA E ANGLIA BASHKË NË OPERACIONIN ‘MAREWOOD’ PËR GODITJEN E TRAFIKUT TË ARMËVE, DROGËS DHE MIGRACIONIT TË PALIGJSHËM