Energjia që KESH mendon të prodhojë, pritet të vijë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Por këto reshje pritet të shkaktojnë përmbytje.

Emergjencat Civile dhanë alarmin, duke u bazuar në parashikimin e institucioneve europiane. Reshjet kanë vijuar gjatë gjithë natës dhe problemet e para raportohen nga qarku i Gjirokastrës. Rruga Gjirokastër-Lugina e Çajupit ka shembje në të gjithë gjatësinë dhe konsiderohet e rrezikshme edhe për shkak të stuhisë.

Po ashtu në këtë qark, reshjet filluan të bllokojnë akset rurale drejt Lunxherisë, Picarit, Zhulatit dhe Fushbardhës në Gjirokastër. Ndërsa rruga nacionale pranë shtratit të Drinos është e kalueshme vetëm për mjete të larta. Sipas emergjencave civile Qarqet më të rrezikuara janë Fieri dhe Vlora. Drejtori i Emergjencave Civile Shemsi Premçi deklaroi se nëse të premten do të vazhdojë procesi mësimor, nxënësit deri në klasat e nënta duhet që të shoqërohen nga prindërit në shkollë.

Edhe Sinoptikanët greke sugjerojnë që nga sot e deri të shtunën pasdite të evitohen lëvizjet në zonën e Greqisë veriore dhe Shqipërisë jugore. Sakis Arnautoglu, sinoptikan i njohur i kanalit shtetëror grek ERT, parashikon që në pak ditë në Shqipërinë e jugut të shkarkohen 500 litra shi në një metër katror.

Artikulli paraprakVRAU VAJZËN E TË DASHURËS,18 VJET BURG SHQIPTARIT NË SUEDI
Artikulli tjetërMINISTRI I FORCAVE TË ARMATOSURA TË BRITANISË VIZITON KOSOVËN