Të gjithë ne i ruhemi aksesit të të tjerëve në kompjutërët apo telefonat tanë duke i mbyllur me kode të ndryshme.
Sëfundmi, celularët smartphone me të avancuar na mundësojnë që të përdorim retinën e syrit apo shenjat e gishtave për të hyrë në to, por hakerat i kanë gjetur zgjidhje edhe kësaj të fundit. Ekspertët e teknologjisë kanë dhënë alarmin kohët e fundit se një hakeri i mjafton vetëm pjesa pas e telefonit për të hyrë tek ai.
Përse?
Sepse në pjesën e pasme gjenden me shumicë shenjat e gishtave të përdoruesit. Ato mund të kopjohen shumë lehtë nga një sipërfaqe e lëmuar dhe e sheshtë dhe mund të përdoren për të hyrë në celular.