Alban Bushi bëri me dije lojtarët e grumbulluar për sfidën ndaj Zvicrës U-21, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian “Sllovaki 2025”.

Në këtë listë nuk është pjesë mesfushori i Leçes, Medon Berisha, në këtë mënyrë bëhet e sigurtë thuajse pjesëmarrja e tij në Kombëtaren A të Sylvinhos, për 2 sfidat e Shtatorit, ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë.

Kështu që Berisha tashmë është nën urdhërat e trajnerit Silvinjo. Rikujtojmë që ai ishte pjesë e grupit në Europianin e Gjermanisë duke marrë edhe disa minuta në ndeshjen kundër Spanjës.

Lista E Kombetares U 21 2048x1152

Artikulli paraprakVRASJA E 68-VJEÇARIT NË MIRDITË, HETIMET NË PIKËN ZERO
Artikulli tjetërQARKU SHKODËR, ASGJËSOHEN 2449 BIMË KANABIS