Kryetarja e Lidhjes Demokrate të Grave Shqiptare, Albana Vokshi akuzon kryeministrin Edi Rama se i përdor gratë për dekor.

Në një postim në “Facebook”, Vokshi iu bën apel grave të kenë kujdes nga Rama e të mos i besojnë. Sipas saj, Shqipërisë i duhet edhe një grua më shumë që e refuzon Edi Ramën.

POSTIMI I VOKSHIT

Të dashura nëna dhe motra, gra dhe vajza!
Bëni kujdes këto ditë! Në televizor ka nisur të rishfaqet në krah të grave, Edi Rama. Mund t’ju kërkojnë të bëheni dekor për nismën e tij “Edhe një”. Mos i besoni! Është propagandë për t’ju vjedhur kohën, energjinë, pasionin!

“Edhe një” vlen vetëm për gratë e kryetarëve të bashkisë dhe shumë të tjera si ato, që shfaqin me arrogancë luksin e krijuar nga paratë e vjedhura të burrave me pushtet.

“Edhe një” dmth edhe një palë këpucë të tjera 1 mijë euro për Gratë e Ramës, edhe një çantë më e shtrenjtë, edhe një vjedhje tjetër për të siguruar luksin e hajdutëve më pushtet.

“Edhe një” domethënë edhe një ditë më shumë në varfëri për gratë dhe vajzat, edhe një borxh më shumë, edhe një vuajtje më shumë, edhe një e papunë tjetër, sepse me këtë kryeministër kujdesi për gratë është zero.

Shqipërisë i duhet edhe një grua më shumë që refuzon Edi Ramën!

Artikulli paraprakREFORMA ZGJEDHORE/ SOT NË ORËN 09:30 EKSPERTËT MBLIDHEN TEK SELIA E PD-SË
Artikulli tjetërTEMPERATURAT FILLOJNË RËNIEN, SI DO TË JETË MOTI SOT