Aktori Albano Bogdo, ka vendosur të japë dorëheqjen nga aktrimi. Ai ka befasuar ndjekësit e tij duke iu thënë që për arsye shëndetësore e kishte të pamundur të vazhdonte të ushtronte profesionin e tij.
Ai falënderon njerëzit që e kanë mbështetur dhe të gjithë ata që kanë punuar krah tij.
“Nuk kam qejf t’i quaj njerëzit fansa gjithmonë më është dukur një term koti. Kështu që të dashur miq, dashamirës dhe thjesht njerëz kurioz që më ndiqni dua t’ju njoftojë se për arsye personale dhe shëndetësore kam vendosur të heq dorë përfundimisht nga aktrimi, totalisht dhe në çdolloj forme.
Do t’ju falënderoj për mbështetjen, fjalët e mira edhe ato të këqija. Dua të falënderoj këdo që ka punuar me mua pa përjashtim dhe ju dua fort të gjithëve dhe këdo që kam lënduar pa dashje iu kërkojë ndjesë dhe i urojë një jetë të lumtur dhe plotë bekime.”
Ky ka qenë dhe njoftimi i aktorit për vendimin e tij për tu tërhequr nga aktrimi.