Albert Melyshi do të jetë kandidati i Partisë Demokratike të Rithemelimit për zgjedhjet vendore të 14 majit të vitit 2023 në Bashkinë Mirditë. Ai fitoi ne raundin e dyte garen e primareve të zhvilluar diten e djele, duke lan pas me diference votash rivalin e tij ne gare Aleksander Lala. Sipas të dhënave zyrtare të Degës së Partisë Demokratike në Mirditë në votime moren pjesë 880 anëtarë dhe simpatizant të Partisë Demokratke, ku 528 votuan për Albert Melyshin dhe 332 per Aleksander Lalen, ndërsa vota të paflefshme ishin 20 dhe 1 e dëmtuar.
Pas fitores Albert Melyshi falenderoj të gjithë anëtaret dhe simpatizantet që e votuan, duke deklaruar se me 14 maji të vitit 2023 Bashkia Mirditë do ju rikthehet qytetareve.Prej dy mandetesh Bashkia Mirditë, drejtohet nga socialisti Ndrec Dedaj i cili synon të rikandidojë për një mandat të tretë në këtë njesi vendore.