Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur vendimin për deputetët e Vetëvendosjes që akuzohen për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, raporton “Zeri.info”. Gjykatësi Beqir Kalludra, me këtë rast ka marr vendim që deputetët e Vetëvendosjes të shpallen fajtorë për veprën që akuzohen.
Me këtë rast ata janë dënuar me dënime si më poshtë:
Albin Kurti 1vit e 6 muaj Donika Kadaj Bujupi 1 vit e 6 muaj
Albulena Haxhiu 1vit e 3 muaj
Faton Topalli 1 vit e 3 muaj
Kujtojmë se gjatë shpalljes së vendimit të aktgjykimit të tyre, deputetët e Vetëvendosjes nuk ishin të pranishëm në sallë, kjo për arsyje se ata konsiderojnë që ky gjykim është plotësisht politik. Njëherësh të gjitha këto dënime janë dënime me kusht në rast se për 2 vite deputetët e VV-së nuk do të kryejnë vepra të tjera penale.