Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në seancën plenare ku pritet të votohet Qeveria e re, ka shpalosur para të pranishmëve programin e tij qeverisës.

Një ndër to është dhe padia kundër Serbisë.

“Do mundësojmë dënimin e krimeve të luftës si dhe do të miratohet ligji për krimet e luftës, genocidin e krimet kundër njerëzimit. Do të themelohet Instituti për krimet e Luftës që mbështet prokurorinë në dokumentimin krimeve të luftës. Nga institucionet kompetente bazuar në ligjin vendor e ndërkombëtar do të përgatitet padia kundër Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të drejtësisë për krimet e kryera në Kosovë.

Kurti deklaroi se ishte gati për të udhëhequr dialogun per te cilin do të ketë ekip gjithëpërfshirës për bisedime, në kuptimin politik, etnik dhe profesional.

Artikulli paraprakNGA INTEGRIMI TEK KÇK, RAMA: JA ÇFARË DISKUTUAM ME PRESIDENTIN E PE
Artikulli tjetërKQZ SHPËRNDAN 140 MILIONË LEKË PËR 6 PARTI PËR 2020. JA SA ËSHTË FONDI PËR PS, PD DHE LSI