Albin Kurti e ka lënë të hapur pjesëmarrjen në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Shqipëri të Lëvizjes Vetëndosje.

Në një prononcim për gazetarët, Kurti tha se Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri ka autonominë e plotë të qëndrimeve dhe veprimeve.

Pyetje: A do të jetë Vetëvendosja pjesëmarrëse në zgjedhjet e ardhshme këtu në Shqipëri?
Kurti: Unë jam këtu me ftesë të qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje të Shqipërisë dhe këta e kanë autonominë e qëndrimeve dhe të veprimeve. Nuk është se unë apo VV në Kosovë e diktojmë një të tillë.

Deklaratën Kurti e bëri pas aktivitetit të organizuar në Tiranë për fitoren e VV në zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë.

Kurti: Nuk jam në një vizitë zyrtare, kam ardhur të festoj fitoren e Vetëvendosjes dhe ti falenderoj të gjithë aktivistët dhe vullnetarët të cilët nga Tirana dhe vende të tjera të Republikës së Shqipërisë erdhën dhe na e mundësuan fitoren e përbashkët në Kosovë.

Tash duket që duhet të kremtojmë nga dy herë edhe në Prishtinë edhe në Tiranë meqenëse të dyja kontribojnë dhe të dyja përfitojnë nga fitorja e lëvizjes sonë.

Artikulli paraprakPËRPLASI PËR VDEKJE 64-VJEÇARIN DHE U LARGUA NGA VENDI I NGJARJES, POLICIA NDALON DREJTUESIN E MJETIT
Artikulli tjetërSI DO TË LUHATEN TEMPERATURAT PËR DITËN E SOTME, PASDITJA SJELLË VRANËSIRA