Qeveria e Kosovës ka zhvilluar dje një mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë tri vendime. Një nga vendimet është edhe ndarja e 1.108.529 euro mbështetje për të gjitha familjet shqiptare nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, që në mënyrë aktive merren me bujqësi, transmeton Zeri.info.
Këto janë vendimet:
– Aprovuar Rregulloren për Procedurat dhe Kushtet e Financimit të Organizatave Sportive;
– Ndarë 1,108,529 euro mbështetje për të gjitha familjet shqiptare nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, që në mënyrë aktive merren me bujqësi sipas thirrjes publike të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), duke përfshirë këtu financimin për programet nga thirrja publike e KKSH-së për avancimin dhe socializmin e fëmijëve me nevoja të veçanta;
– Aprovuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje.