Këtë të mërkurë do Albin Kurti do të mbledhë qeverinë e re, ku mes të tjerash pritet të marrë edhe vendimin e parë të rëndësishëm mbi premtimet elektorale, për politika sa më sociale. Në këtë mbledhje Kurti pritet të shfyqizojë vendimin që kishte marrë Qeveria “Haradinaj” në fund të vitit 2017 për rritjen e pagave për vete dhe të anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe vartësve.

Me këtë vendim që pritet të marr shefi i ri i Qeverisë do t’i ulë pagën vetes, ministrave, zëvendësministrave dhe shumë zyrtarëve të tjerë të lartë. Vendimin e rritjes së pagave të qevrisë e ndërmori, ish-kryeministri Ramush Haradinaj, në fund të vitit 2017, vendosi që t’ia bëjë vetes pagën mujore nga 1.500 euro, në një pagë bruto 2.950 euro në muaj.

Ndërkohë ende nuk dihet sesa do të jetë ulja e pagave për zyrtarët e lartë. Kurti me të marrë detyrën në konferencën e parë për media bëri të ditur se do t’i shqyrtojë të gjitha vendimet e ish-qeverisë pas datës 19 korrik të vitit 2019, ditën kur ish-kryeministri Ramush Haradinaj, dha dorëheqje.

Artikulli paraprakFSHEHU DY DËNIME NË ZVICËR, KQZ MBLIDHET SOT PËR TË SHQYRTUAR REZULTATET E PROKURORISË PËR KËSHILLTARIN SOCIALIST NË BASHKINË E KAMZËS
Artikulli tjetërRAPORTI GLOBAL I USHQYERJES 2019, SHQIPËRIA ‘JASHTË KURSIT’ PËR DIABETIN DHE MBIPESHËN