Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me bizneset fasoneri në Durrës, deklaroi se qeveria e ardhshme e PD-së do të rrisë pensionet dhe pagat, duke ndjekur modelin e Kosovës.

Duke përmendur shembullin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Berisha tha se Kosova, me gjysmën e numrit të pensionistëve të Shqipërisë dhe me një buxhet më të vogël, ka ndarë 100 milionë euro për pensionistët.

“Ne do ta bëjmë këtë. Do të ndajmë buxhetin në mënyrë të drejtë, do të rrisim pensionet dhe pagat, dhe siguroj që do të ketë ende fonde për ndërtimin e rrugëve dhe infrastrukturës”, u shpreh Berisha.

Ai akuzoi qeverinë aktuale për keqmenaxhimin e financave dhe korrupsion, duke thënë se fondet publike po shpërdorohen në vend që të shkojnë për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Albin Kurti në Kosovë që ka gjysmën e pensionistëve në Shqipëri, dhe gjysmën e buxhetit tonë ndau 100 milionë euro për pensionistët. Ai mori 100 mln nga buxheti dhe i kaloi te fondi i pensionistëve. Ne do e bëjmë këtë. Do bëjmë një ndarje të drejtë të buxhetit duke rritur pensionet dhe rrogat dhe u siguroj se mbeten akoma për të ndërtuar rrugë dhe infrastrukturë dhe mbeten më shumë se në periudhën kur ndërtuam 11 mijë km rrugë në Shqipëri, por këta tani i vjedhin”, tha Berisha.

Artikulli paraprakSHKODËR, ARRESTIMI I DY SHTETASVE 6 DITË MË PARË, GJENDET LËNDA PLASËSE QË HODHËN GJATË NDJEKJES
Artikulli tjetërSULMI ME GRANATA NDAJ POSTËS NË ZVEÇAN, REAGON KURTI: RADOIÇIÇ I LIRË, MESAZH QË INKURAJON KRIMINELËT E TERRORISTËT