Kryeministri Albin Kurti, do të jetë të hënën në një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut bëjnë të ditur mediat kosovare. Mësohet se kreu i ekzekutivit kosovar do të ketë takime me krerët e shtetit maqedonas, nga homologu i tij Hristijan Mickoski dhe ministrat e kabinetit qeveritar. Ndërkaq, burimet kanë paralajmëruar një takim edhe me kryeparlamentarin e RMV-së, Afrim Gashi, mëson klan kosova.

Kjo vizitë e Kurtit në Shkup vjen pak ditë pas një incidenti që u shënua në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit me presidenten Vjosa Osmani, e cila po e shfrytëzonte të njëjtin për një udhëtim privat. Incidenti erdhi pasi sigurimi i aeroportit, sipas Zyrës së Presidentes, i kërkoi asaj ta dorëzonte telefonin e saj personal. Ky incident është konsideruar nga shumë si skandal diplomatik.

MPJ-ja e Kosovës madje i ka dërguar notë proteste Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke kërkuar sqarime dhe informata mbi këtë rast. Ndërkaq, MPJ-ja maqedonase ka shprehur keqardhje për rastin, teksa ka thënë se janë duke e trajtuar rastin.

Artikulli paraprakZJARRET NË VEND, MINISTRIA E MBROJTJES: 12 VATRA ENDE AKTIVE
Artikulli tjetërBERISHA: RAMA ËSHTË BËRË PRONAR I NJË TOKE PREJ 224 MIJË METRA KATRORË, PËR…