Pianisti i njohur shkodran Amir Xhakoviq promovi në bibliotekën “Marin Barleti” në Shkodër albumin me CD të muzikës klasike “The Balkan Piano” me kompozitorë nga i gjithë Ballkani. Kjo CD ka një mesazh të qartë se Ballkani ka muzikë klasike cilësore….

Krahasuar me vendet e Ballkanit muzika klasike shqiptare nga studimet që pianisti Xhakoviq ka bërë thotë se qëndron shumë lart…..

Pjesë e panelit në promovimin e këtij albumi muzikor ishin emra të shquar të muzikës shqiptare mes të cilëve edhe kompozitori Zef Çoba i cili thotë se pianisti Xhakoviq i ka bërë një shërbim kulturës kombëtare por edhe gjithë Ballkanit….

Maestro Zhani Ciko thotë se Amir Xhakoviq është pasardhës i denjë i painistit të parë shqiptar Tonin Guraziu….

Ky album muzikor me pjesë të muzikës klasike nga i gjithë Ballkani i pianistit Amir Xhakoviq do të vijojë që të promovohet edhe në shtete të ndryshme jashtë Shqipërisë.

Artikulli paraprakGRIPI, NË LEZHË VAKSINIMI EDHE NË SHTËPI
Artikulli tjetërDHUNOI BASHKËSHORTEN DHE MBANTE ARMË NË BANESË, ARRESTOHET 37 VJEÇARI NË LEZHË